Njeriu i ndeshjes ndaj Sociedadit, shikoni notën dhe statistikat e Myrto Uzunit

Myrto Uzuni u zgjodh njeriu i ndeshjes në duelin mes Granadës dhe Real Sociedadit që u fitua nga miqtë me rezultatin 2-3.

Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte dopietë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që skuadra e tij të dilte me pikë nga ky duel. Në fund Uzuni ishte padyshim futbollisti më i vlerësuar në sajtin e specializuar “SofaScore”, ku mori notën 8.2.

Talenti nga Berati qëndroi në fushë për 82 minuta dhe me dopietën e sotme, u ngjit në kuotën e 9 golave sezonalë, një shifër mjaft e mirë kjo, që pritet të tërheqë vëmendjen e shumë skuadrave të La Ligës gjatë merkatos së verës. 

uzuni nota 

Exit mobile version