Sekretari Ligjor i PD, Indrit Sefa: Mos u lodh kot të interpretosh përgjigjen e SPAK, është e qartë si drita e diellit

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, i është përgjigjur opozitarëve që bashkuan votat me partinë socialiste për amnistinë penale. Sefa shprehet se të bësh diskutime me hile dhe marifete gjyhësore është cinizëm dhe të mohosh të vërtetën që është në sytë e të gjithëve.

Reagimi Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa:

Dëgjova me vëmëndje fjalimet me patos te një “opozitari” që u duartrokit me shumë dashuri dhe u falenderua publikisht nga Ulësiu dhe Pandeliu te PS-së. Dielli me shoshë nuk mbulohet. Diskutimi me hile dhe marifete gjuhësore ështe cinizëm dhe mohim i të vërtetës, pa turp dhe publikisht. Teknikat e sterholluara te interpretimit alogjik nuk bejne pune, perkundrazi tregojne sikletin e perballjes me te verteten. Mos u lodh kot të interpretosh përgjigjen e SPAK është e qartë si drita e diellit. PO mor PO kanë përfituar DERI TANI mbi 100 persona te denuar nga GJKKO:
Jane amnistuar te denuar me burgim dhe kane lene qeline menjehere.
Jane amnistuar te denuar qe iu eshte ulur denimi dhe do te dalin shpejt nga burgu.
Jane amnistuar te denuar me masa alternative (pezullim denimi dhe sherbim prove) dhe nuk do te permbushin asnje detyrim e nuk do te jene me ne mbikeqyrje nga Sherbimi i Proves dhe SPAK. URISTI i Ulsiut bën mirë të lexojë nenin 62 të Kodit Penal se këta që fali shpëtojnë nga zbatimi i vendimit te gjykatës.
Pitkini jurist për mos u lodhur shumë i them që ti drejtoj këto pyetje SPAK :
1. Sa është numëri i veprave penale në proçedimet penale në hetim ose ende në gjykim që pushohen në zbatim të ligjit 33/2024 “Për dhënie Amnistie”? Ju lutem na i paraqisni në një tabelë përmbledhesë të gjithë emrat e individëve që përfitojnë nga zbatimi i ligjit 33/2024 “Për dhënie Amnistie”.

2. Sa është numëri i personave që përfitojnë nga zbatimi i ligjit 33/2024 “Për dhënie Amnistie” të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë apo janë në hetim apo në gjykim për veprat penale të përcaktuara në Nenin 75/a pika a) të Kodit të Proçedurës Penale?

3. Sa është numëri i personave që përfitojnë nga zbatimi i neni 5 të ligjit 33/2024 “Për dhënie Amnistie” për proçedimet e ndjekura nga struktura juaj? Ju lutëm na i paraqisni në një tabelë me emrat konkret, dënimet e dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe sa dënim i ka mbetur për të vuajtur nga këta të dënuar?

Këto janë pyetjet që presin përgjigje, prisni dhe pak.

FB IMG 1715322195991

Exit mobile version