Nishani: Mundësi për të vazhduar dialogun

Pas vendimit të kreut të PS-së dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për tërheqjen e kandidatit në Kavajë për zgjedhjet e 7 majit, ka reaguar edhe Presidenti Bujar Nishani. “Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e vlerëson qëndrimin e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, si një mundësi për të vijuar dialogun politik mes palëve për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës politike në vend. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vijon të nxisë mbajtjen hapur në vijimësi të dialogut mes palëve”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

Exit mobile version