Neville: Zlatan nuk është një kërcënim për Lukakun

Gary Neville ka mbështetur Romelu Lukaku që të kthehet në rrugën e golave për Manchester United dhe nuk beson se sulmuesi belg është nën presion nga rikthimi i Zlatan Ibrahimoviç. Lukaku ka tetë gola të shënuar në Premier League me “Djajtë e Kuq” në këtë sezon, pas transferimit të tij prej 75 milionë eurosh nga Evertoni, por ka shënuar vetëm një herë në 10 paraqitjet e fundit, në të gjitha garat për klubin.
Me Ibrahimoviçin të rikthyer nga lëndimi, shumë mbështetës kanë bërë thirrje që 24-vjeçari të zëvendësohet nga suedezi veteran, por ish-mbrojtësi i Manchester United, Neville, nuk ka ndonjë shqetësim për rolin e Lukakut si sulmues i parë i Jose Mourinhos. “Unë nuk mendoj se, Jose Mourinho do të jetë i shqetësuar për mungesën e golave të Romelu Lukakut, shkruante Neville në kolonën e tij për “Sky Sports”.
“Lukaku merr më shumë shanse të krijuara për të, por është nën presion, kështu që në ndeshjet e mëdha që ka përpara mund t’i heshtë kritikët e tij. Unë nuk e shoh Zlatan Ibrahimoviç si një kërcënim për Lukakun, në të gjitha drejtimet, por si një shtojcë. E vetmja mënyrë që Ibrahimoviç mund të bëhet numri një është nëse aurën e Zlatan e merr Lukaku. Zlatan është i sigurt, por Lukaku është numri një. Tifozët dhe trajneri besojnë tek ai. Nëse ka ndonjë demon, atëherë duhet t’i pastrojë ato nga mendja”, tha Neville. Manchester United udhëton për në Londër këtë fundjavë, për t’u përballur me Arsenalin, më 2 dhjetor, përpara ndeshjeve në shtëpi kundër CSKA Moskës dhe Manchester City, në tetë ditët e ardhshme.

Exit mobile version