Mijëra protestues tek Ministria e Brendshme: Poshtë qeveria e krimit!

Ka nisur tubimi përpara Ministrisë së Brendshme, ku mijëra të rinj janë mbledhur për të shprehur indinjatën e tyre për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Protestuesit kanë hedhur parrulla kundër policisë dhe qeveruisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme një tjetër protestë u mbajt në kryeqytet në shenjë revolta ndaj vrasjes së 25-vjeçt Klodian Rasha.

Protesta u shoqërua me një konfrontim fizik mes protetuesve dhe forcave policore, si dhe zemërimi qytetar solli një sulm ndaj institucioneve më të rëndësishme në vend, si Ministria e Brendshme dhe kryeministria.

Protesta e njëpasnjëshme vijnë si produkt i një ngjarjeje të rëndë, ku në orët e para të mëngjesit së të martës, një efektiv policie qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodia Rasha 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar. Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte armë’.

Exit mobile version