Mesazhi i Ancelottit për Ronaldon

Carlo Acnelotti dhe Cristiano Ronaldo kanë shijuar një marrëdhënie të mirë profesionale te Real Madrid dhe kanë ruajtur kontaktet.
Tekniku veteran dhe sulmuesi portugez kanë kaluar shumë momente të suksesshme në Bernabeu, dhe Sky Sports raporton se Ronaldo e ka telefonuar ish-trajnerin e tij për ta pyetur rreth jetës në Serie A në prag të marrëveshjes me Juventus.
Të dielën, Correre dello Sport tha se trajneri i ri i Napolit i ka thurur elozhe kampionatit italian, ku ai ka arritur suksese me Parma, Milan dhe Zonjën e Vjetër.
Gjithashtu, Ancelotti i ka thurur elozhe trajnerit të ardhshëm të Ronaldo-s, nëse portugezi vendos të kalojë në Serie A, Massimiliano Allegri: “Ai është trajneri i përsosur për ty,” raportohet t’i ketë thënë Ancelotti.
Ndwrkohw, Luka Modric nuk beson se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid këtë verë megjithëse spekulimet konfirmojnë të kundërtën.
Raportet këtë javë sugjerojnë se Ronaldo mund të jetë pranë largimit nga Madridi, me Juventus që përflitet si destiancioni i mundshëm i yllit portugez.
Por Modric shpreson, dhe mendon, se 33-vjeçari do të vazhdojë të veshë fanellën e Bardhë të gjigantëve spanjollë.
“Të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk besoj se ai do të largohet dhe do të doja që ai të qëndronte pasi është një nga më të mirët në botë. “Shpresoj që ai të qëndrojë. Mendoj se ai ka për të qëndruar, ky është opinioni im. “Do të ishte diçka e mirë nëse ai do të qëndronte pasi nuk mund ta imagjinoj të veshë një fanellë tjetër europiane”, shprehet kapiteni i Kroacisë.

Mendes sot në Madrid për të mbyllur transferimin
Cristiano Ronaldo ka zgjedhur: ai dëshiron vetëm Juventusin. Megjithatë, një tjetër konfirmim për këtë qëllim vjen nga portugezi, i cili mësohet se ka refuzuar një superofertë nga Kina. Në fakt, ylli i Real Madridit e ka kthyer mbrapsht në fundjavë marrëveshjen dyvjeçare, me pagë rreth 100 milionë euro neto në sezon, duke dëshmuar se do të qëndrojë në majat e futbollit europian, të luajë e synojë sërish fitimin e Ligës së Kampionëve.
Ronaldo, në të vërtetë e di se pikërisht Champions-i, të cilin e ka fituar tashmë pesë herë, në eksperiencat me Manchester United dhe Real Madrid, është makthi i tifozëve bardhezinj. Një obsesion që ka pasur peshën e vet në zgjedhjen e CR7.
Sot, gjithashtu, fillon java vendimtare për transferimin e portugezit në Torino, sepse agjenti Jorge Mendes ka zbarkuar sërish në Madrid, ku do të takohet me drejtuesit e Realit, për të marrë prej tyre “dritën jeshile” përfundimtare për shitjen e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Ndërkohë, Juventusi po pret, shumë optimist për suksesin e marrëveshjes.
E gjitha kjo, pavarësisht se dje, “Cadena Cope” ka siguruar që në fakt Real Madrid nuk ka marrë ende një ofertë zyrtare nga Juventusi për Cristiano Ronaldon. Ndërkohë, sipas “Cadena Cope”, Ronaldo ka pasur tashmë një bisedë telefonike me trajnerin Massimiliano Allegri. Më tej, kjo media spanjolle sinjalizon se si negocimi për transferimin e tij në Torino është me të vërtetë në fund. Orët, ditët apo edhe një javë ndryshojnë pak. CR7 tani ka zgjedhur Juventusin.

Exit mobile version