“Memushaj largohet vetëm për 5-6 mln euro”

Foto Alfredo Falcone - LaPresse 27/12/2015 Latina ( Italia) Sport Calcio US Latina - Pescara Campionato di Calcio Serie B 2015 2016 - Stadio Domenico Francioni di Latina Nella foto:massimo oddo Photo Alfredo Falcone - LaPresse 27/12/2015 Latina (Italy) Sport Soccer US Latina - Pescara Italian Football Championship League B 2015 2016 - Domenico Francioni Stadium of Latina In the pic:massimo oddo

Massimo Oddo i vë çmim kartonit të Ledian Memushajt. Trajneri i Pescarës siguron se futbollisti shqiptar do të mund të largohet nga skuadra e sapongjitur në Serinë A vetëm nëse klubet e interesuara për të ofrojnë 5 deri 6 milionë euro. 40-vjeçari, i cili vendosi të rinovonte kontratën me klubin abrucez për dy sezonet e ardhdhme, e konsideron mesfushorin kuqezi si pjesë shumë të rëndësishme të projektit të tij. “Për ne Ledian Memushaj është lojtar thelbësor. Do ta mbajmë fort, por nëse për të vjen ndonjë ofertë e çmendur 5-6 milionë euro, do ta lëmë të largohet me shumë kënaqësi”, u shpreh Oddo.
Një deklaratë ironike e ish-futbollistit të Milanit për skuadrat që po tentojnë të rrëmbjejnë Memushajn, i cili spikati në radhët e kuqezinjve në Euro 2016. I pyetur për nevojat që ka ekipi i tij për t’u përforcuar Oddo shtoi se pret një qendërsulmues dhe një mbrojtës, por edhe nëse nuk do të ketë të tjera përforcime në rapartin e avancuar, mund t’i besojë Rey Manajt, i huazuar nga Interi te Pescara vetëm pak ditë më parë.
“Jam shumë i kënaqur me merkaton, gjithçka është vendosur në sintoni të plotë me drejtuesit. Kemi bërë atë që kemi mundur, por sigurisht nevojitet më shumë. Nuk duhet të nxitojmë, sepse kemi në dispozicion një sulmues si Manaj, që ka potencial për t’u bërë një futbollist i madh”, tha ai.

Exit mobile version