Letra e Bashës për Ramën: Prano pa kushte paketën amerikane

Përmes një letre publike, Kryetari i opozitës Basha i ka kërkuar dje kreut të qeverisë që të pranojë pa kushte propozimin për zgjidhjen e krizës të paraqitur nga Zv.Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Yee ashtu sikurse e ka pranuar edhe opozita.
“Në emër të opozitës ju njoftoj se që prej ditës së djeshme, ora 12:00, opozita ka pranuar pa kushte propozimin e integruar të prezantuar si zgjedhje për krizën politike nga Zv.Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Yoyt Yee. Duke konfirmuar pranimin e plotë të propozimit të integruar, ju bëjmë thirrje që edhe ju të konfirmoni publikisht pranimin pa kushte të propozimit të SHBA, për t’i hapur rrugë zbatimit të kësaj pakete, me qëllim garantimin e kushteve për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm për qytetarët shqiptarë. Duke shprehur bindjen se propozimi i SHBA përbën rrugën e duhur për zgjidhjen e krizës, konfirmoj gatishmërinë e opozitës për implementimin e plotë të saj pa asnjë vonesë”.

Exit mobile version