Kongresmeni Steve King në Shqipëri për të mbështetur protestën

Mbështetja në Kongres për lëvizjen qytetare për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri e drejtuar nga Lulzim Basha, po merr vëmendje dhe mbështetje gjithnjë edhe më të madhe në Kongresin amerikan.
Në emër të kësaj lëvizjeje dhe opozitës, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vazhduar edhe para disa javësh takime në Kongres në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.
Kongresmeni Steve King jo vetëm garantoi mbështetje, por u angazhua që së shpejti të vijë në Shqipëri.
Po ashtu, kongresmenët Trent Kelly, Louie Gohmert, John Molinar, Jim Fortenbary, ashtu si dhe Randy Hultgren, Aderholt dhe Rohrabacher do të jenë zëri dhe syri i qytetarëve shqiptarë në mbështetje të votës së lirë dhe të qytetarëve shqiptarë.
Të gjithë bashkëbiseduesit në Kongres kanë theksuar se mbështetja që ata kanë dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe demokratizimin e Shqipërisë është e papajtueshme me inkriminimin e politikës, korrupsionin qeveritar, trafikun e drogës dhe kanabizimin e Shqipërisë.

Exit mobile version