Komandanti i Ushtrisë kapet duke shpërndarë kokainë

Komandanti i Repartit të Pezë Helmësit, Drilon Shqau si dhe një ish-punonjës policie, Vehbi Teqja janë arrestuar dje, pasi janë kapur duke shpërndarë kokainë tek “Vorri i Bomit” në kryeqytet. Gjatë arrestimit, ata janë kapur me 301 gr kokainë. Policia iu ka sekuestruar 1 automjet dhe dy celularë.
Komandanti i Ushtrisë dhe ish-polici e kryen prej kohësh këtë aktivitet kriminal. Të dy ata u arrestuan nga policia e kryeqytetit, gjatë operacionit “Last service”, të zhvilluar në zonën e Porcelanit në Tiranë. Ata u kapën me një sasi prej 301 gramë kokainë, ndërsa dyshohet se kishin aktivitet kriminal të shitjes e shpërndarjes së kokainës në disa zona të Tiranës, kryesisht në Kinostudio dhe Porcelan.
Sipas policisë, Shqahu, 31 vjeç banues në Tiranë, efektiv i ushtrisë në Repartin e Pezës, siguronte kokainën. Nga ana tjetër Vehbi Teqja, 48 vjeç, ish-punonjës policie, dyshohet se përpiqej të shmangte policinë nëpërmjet njohjeve që kishte pasur nga koha që kishte qenë punonjës policie.
Gjatë kontrollit të kryer, policia iu bllokoi atyre lëndën narkotike, një veturë “Mercedez-Benz” si dhe 4 aparate celularë të markave të ndryshme.

Exit mobile version