Kamerat e fshehta kapën Denar Bibën në afera të pista

Një denoncim i publikuar dje nga ish-kryeministri Berisha tregon se si njeriu i Ramës, ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba është i përfshirë në afera korruptive dhe vjedhje përmes kompanisë pranë Partisë Socialiste, Albdesign. Denoncimi është bërë nga një jurist pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në reagimin e tij, ish-kryeministri Berisha i bën thirrje Prokurorisë në hetimet mbi korrupsionin e Denar Bibës.
“Juristi dixhital denoncon: Denar Bibën, ish-kryetar i KQZ, aferat e mëdha korruptive, vjedhjet e tij me firmën e PS “Albdesign” në porositë e fletëve të votimit si dhe blerje autobuzi! Denar Biba është shkarkuar nga drejtues i Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave të prokurimeve, pasi kamerat e fshehta e kapën atë në afera të pista, gjobvënie, por dhe gjëra të tjera që u mbajtën të fshehta kundrejt ryshfetit të madh që i dha Noriegës! I bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këtë person të njohur të botës së vjedhjeve dhe korrupsionit”, shkruan Berisha në reagimin e tij.
Denoncimi i juristit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:
“Përshëndetje Doktor. Jam jurist në Drejtorinë juridike në KQZ prej 2009. Për vërtetinë e emrit dhe nr. e cel mund ta konformoni nga ….. ish-kryetari i KQZ Denar Biba ka bërë masakër me tenderat në KQZ. Me procedurë me negocim që i ka marrë vetëm një firmë të gjitha në kundërshtim me ligjin Albdesign psp.
Kjo firmë njihet si shumë e afërt me PS dhe në zgjedhjet e kaluara ka bërë gjithë fushatën e Erion Velisë. Njoftimet i ke dhe në buletin e prokurimit publik. Përveç procedurës që është flagrante; dhe mallrat që kanë ardhur janë në kundërshtim me vendimet e KQZ. Psh. Kodi i sigurisë që mbyll kutitë e votimit me vendim KQZ janë diametri 1.8 Denari i ka sjell 1.4 me të njëjtin çmim që paguhet për 1.8. Ka probleme me bojën matrikulluese për ngjyrën.
Nga e zezë që duhet e ka sjellë vjollcë. Ka probleme në reklamat, fletën e votimit etj. Po bën masakër me çmimin e fletës së votimit. Me të njëjtin çmim që ka blerë formatin A3 po paguhet A4.
Të gjitha këto i ka nënshkruar Denar Biba. Për të mos thënë që ka marrë me qira një autobus që duhet të ishte shumë modern dhe punëtorët i transporton në Lundër me linjën e autobusit urban të linjës së Kopshtit Zoologjik. Nqs je i interesuar më thuaj që të siguroj dhe dokumentacionin dhe provat. Me respek Endri. Të gjitha këto janë të vërteta. I ke dhe me prova. Po pati, jo me anëtarët verifikimet se dalin llafet. Nqs ju, ju shërben ballafaqimi me këdo, jam gati”.

Exit mobile version