“Jo listat e caktuara nga kryetarët e partive” Basha: Pakti famëkeq i 2008 i kushtoi shtrenjtë shqiptarëve

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Degës 9 në Tiranë, foli edhe një herë për prioritetet e PD-së për t’i ofruar shqiptarëve lista të hapura, në mënyrë që ata të zgjedhin me dëshirën e tyre se kush duhet t’i përfaqësojë në Parlament dhe të mos jenë kryetarët e partive që ta bëjnë një gjë të tillë.

“Ne kemi qëndrime të qarta dhe të prera. Po listave të hapura, në mënyrë që ata që shqiptarët dëshirojnë t’i kenë në parlament dhe i votojnë t’i kenë në parlament, të jenë në parlament.”

Basha tha, gjithashtu, se “listat e caktuara nga kryetarët e partive sipas pakteve që i kushtuan shqiptarëve ndryshimet famëkeqe të 2008-ës me anë të së cilës u asgjësua e drejta e qytetarëve për të çuar drejtpërsëdrejti dhe për të marrë dhe për të dhënë llogari tek përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë”.

Exit mobile version