“Jemi të vendosur për t’u përballur me kurajo dhe vendosmëri kundër Edi Ramës”/ Basha: Jemi për t’i thënë Po vetingut në politikë dhe jo imunitetit të deputetëve

Nga Kuvendi Zgjedhor i Degës 9 në kryeqytet, kreu demokrat, Lulzim Basha, u shpreh se përballja me të keqen që ka zënë vendin dhe përballja me Edi Ramën dhe qeverinë e tij, kërkokn kurajo dhe vendosmëri.

“Ndaj jemi këtu për t’i thënë Po vetingut të politikanëve, kontrollit të figurës të tyre dhe lidhjeve të papërshtatshme dhe pasurisë së tyre dhe nxjerrjemn jashtë politikës të çdokujt që nuk e kalon testin e vetingut të politikanëve. Jemi këtu për t’i thënë jo imunitetit të deputetëve. Deputetët e Shqipërisë njësoj si qytetarët e Shqipërisë duhet të zhvishen nga imuniteti dhe të dalin para ligjit sa herë që e lyp drejtësia, si çdo qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë.” – tha Basha gjatë fjalës së tij.

Exit mobile version