Italia kalon Uruguajin 3-0

Italia nuk zhgënjen në testin e parë miqësor të qershorit kundër Uruguajit. Skuadra e Gianpiero Venturas kaloi lehtësisht 3-0 Uruguajin në një test nga i cili skuadra e kaltër mori disa sinjale pozitive. Skuadra e Venturas e nisi ndeshjen me një formacion të veçantë 4-2-2-2, ku Candreva e Insigne vepronin pas krahëve të Immobiles e Belottit, ndërsa në krahun tjetër, Oscar Tabarez zgjodhi të hidhte në fushë një formacion eksperimental. Ndeshja e luajtur në fushën asnjanëse të Nice nisi me një autogol të shpejtë të Gimenez në portën e tij që në minutën e 7.
Ndeshja rodhi e qetë dhe trajnerët në të dyja krahët hodhën në fushë shumë lojtarë që mendojnë se do t’u shërbejnë në të ardhmen, por goli i dytë erdhi nga një njohje e vjetër, italo-braziliani Eder që 8 minuta nga fundi u tregua i saktë përpara portës së Uruguajit pas finalizimit të gabuar të Gabiadinit. Në fundin e ndeshjes ishte El Sharawy ai që fitoi një 11-metërsh për të kaltërit dhe De Rossi nuk gaboi nga pika e bardhë.

Exit mobile version