Infektohen me Covid-19 dhe 3 infermierë të tjerë, Infektivi në ‘rrezik’!

Kanë rezultuar me COVID 19 dhe tre kryeinfemiere të tjera në Spitalin Infektiv të cilët po punojnë me pacientë të prekur nga ky virus.

Ky lajm shqetësues vjen menjëherë pas konfirmimit se ëhstë testuar pozitiv për COVID 19 mjeku Andi Koraqi, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT dhe pjesë e task-forcës së ngritur kundër koronavirusit, i cili është shtruar në spital për mjekimin e nevojshëm.

Bashkë me 3 kryeinfermieret e prekura nga koronavirusi, numri i bluzave të bardha të infektuara në të gjithë vendin shkon ne 35, një numër i lartë për shëndetësinë shqiptare në këtë moment krize.

Vetëm pak ditë më parë, rezultoi pozitiv Skënder Brataj shefi i Urgjencës Kombëtare i cili pas konfirmimit u shpreh se po e kalonte në shtëpi sëmundjen.

Më pas një tjetër përfaqësuese e Task Forcës së MSH, Mirela Cami rezultoi e kontaminuar me COVID 19.

Exit mobile version