Historia e themelimit të Partisë Demokratike në Kukës

Nga Kadri Rrahmani

Nismtarët e themelimit të Partisë Demokratike në Kukës ishin studentët e Dhjetorit të 90-ës që sollën ndryshimin e madh, vendosjen e pluralizmit në Shqipëri dhe rrëzimin e regjimit famëkeq. Me 05.01.1991 u formua dega e partise Demokratike Kukës ku kryetar i parë i PD u zgjodh Pajazit Cahani, nënkryetar Shefqet Gjana dhe sekretar Isuf Spahiu. Kukësi ka qenë një ndër rrethet më të varfëra dhe të persekutuara nga regjimi komunist. Unë kam qenë një ndër antikomunistët më të flkatë të zones ; kur u bënë zgjedhjet në partinë në Kukës u caktova si komisioner në zgjedhjet e para demokratike që u zhvilluan në Shqipëri. Zona jonë ka patur shumë komuniste. Populli vazhdonte të ishte në një terror psikologjik. Ishte ditë e enjte, të dielen bëheshin zgjedhjet e para demokratike. E enjtja u gdhi plot thashetheme:- “Zgjedhje nuk do të ketë, qendra e votimit do të digjet , komisionerët do të varen , sigurimi i shtetit ka marrë komandat, kanë dalë në male”. Nga demokratët askush nuk kishte armë, tri net të paharruara por nata e fundit ka qenë shumë e gjatë. Unë kisha vetëm një thikë dhe sepatën e druve në dorë, qentë nuk pushonin se lehuri kujtoheshin njerëzit që ishin pushkatuar me gjyq e pa gjyq dhe ata që ishin zhdukur pa lenë gjurmë për 45 vjet.
Më në fund u gdhi një mëngjes shumë i bukur, ajo ditë qe e jashtezakonshme. Të gjithë njerëzit e vuajtur të lodhur e të rraskapitur ishin gjithë gëzim e shkelqim ne fytyrat e tyre të zbehta. Xhelatët që e kishin shtypur popullin për 45 vjet diktaturë me vrasjet burgosjet politike dhe rrëmbim të çdo prone. Këto sollën mjerimin dhe varfërim të pafundme për popullin për atë ditë nuk u dukën. Gëzimi i ditës së hënë nuk mund të përshkruhet me fjalë. E megjithatë rezultati ishte 72% që votuan për Partine Demokratike. Ato zgjedhje do t’i mbroja edhe me jetë po të ishte nevoja. Megjithëse në postet politike nuk u vunë ata që kishin vuajtur. Gëzimi i ditës së hënë nuk mund të përshkruhej: ishte dita e fitores, liria u fitua, varfëria kishte arritur kulmin, nuk kishte as bukë për të ngrënë por gëzimi e mundi varfërinë. “Fjala ogurzezë” Me një mik që kam lidhje miqësore nga ana e gruas. Ai komunist e bir komunisti e unë antikomunist dhe Demokrat ndaj dhe mbanim një shoqëri të ftohtë.
Tre dite pasi fitores së madhe u takova rastesisht me të dhe me tha: «O Kadri Rrahmani mos u gëzo shumë se ne dmth komunizmi do ta marrim prapë pushtetin, se ne jemi si rrënjet e hithrave». Dhe me të vërtetë në vitin 1997 Revolucioni Komunist e rrëzoi demokracinë aq sa mua më erdhi keq për popullin që prapë do të vuante prej komunizmit, më erdhi keq edhe për Evropën e Amerikën që nuk e ngritën zërin kundër këtij Revolucioni Komunist që e shembi demokracinë e porsalindur pas 45 viteve diktaturë. Në kohët e lashta murtaja dhe kolera kanë qenë dy sëmundjet më të rënda. Në kohen tonë murtaja dhe kolera ka qenë komunizmi dhe është edhe sot, vetëm emrin ka ndryshuar nga komunizëm në socializëm. Ta shet sapunin për djathë dhe të bën ta hash, diktaturën ta shet për Demokraci.

Exit mobile version