Godet me thikë në fyt italianin, arrestohet sipërmarrësi shqiptar

“Mungojnë 12 mijë euro”, insistoi 48-vjeçari shqiptar Enver Kasa, sipërmarrës ndërtimi, i cili pasditen e sotme ka goditur me thikë në fyt punëdhënësin e tij italian, një 32-vjeçar, për të cilin ka bërë disa rikonstruktime në një banesë në Coazze.
Policia e Giaveno–s ndërhyri në kohë, rreth orës 5:30 të pasdites së djeshme për të shmangur tragjedinë, raportojnë mediat italiane. Italiani është gjallë dhe sipas mjekëve në Rivoli, nuk është në rrezik për jetën edhe pse në gjendje të rëndë.
Efektivët e policisë kanë parë dy burra që grindeshin në rrugë. Shqiptari goditi italianin me një thikë ‘flutur’. Ai u vu në pranga nga policia dhe thika u sekuestrua. Shqiptari kërkonte 70 mijë euro për punën e tij, por italiani i kishte dorëzuar 12 mijë euro më pak se kjo shumë, raporton “La Repubblica”.

Exit mobile version