Fokusi i trajnerit Biasi, tek taktika

Rreth 90 minuta intensive në seancës e pasdites duke i kushtuar vëmendje aspekteve të ndryshme të përgatitjes së skuadrës, si nga ana tekniko-taktike edhe në atë fizike, për të rritur qëndrueshmërinë. Gjatë 8 minutave të para kuqezinjtë kryen ushtrime e nxehjen, për t’u përqendruar më pas në qarkullimin e topit dhe presing, me skuadrën që u nda në dy pjesë në një fushë të kufizuar, ku të gjitha lëvizjet duhet të bëheshin me intensitet të lartë.
De Biasi i kushtoi rëndësi edhe vendosjes së skuadrës në fazën mbrojtëse, për të dalë me shpejtësi në kundërsulm. Gjithashtu për rreth 12 minuta lojtarët provuan goditjet në portë, ndërsa në pjesën e fundit, për rreth çerek ore, kuqezinjtë u testuan në kushtet e lojës, duke zbatuar të gjitha udhëzimet e stafit teknik në aspektin taktik.
Takimi Izrael-Shqipëri është një betejë direkte për vendin e tretë në Grupin G të eliminatoreve për Botërorin 2018, një sfidë të cilën FIFA ka vendosur që të jetë në duart e një arbitri bjellorus.
Aleksei Kulbakov do të vendosë drejtësinë në sfidën e kësaj të diele, e cila luhet në Haifa. 38-vjeçari është arbitri i vetëm bjellorus i licencuar për ndeshjet e nivelit të lartë të UEFA-s si finalet e turneve, grupet e Ligës së Kampionëve apo Europa League. Ndeshja mes Izraelit dhe Shqipërisë do të luhet të dielën në orën 20:45 në stadiumin e Haifas.

Exit mobile version