Fitime marramendëse nga droga, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar në Itali

Italia është kthyer në një vend ku droga dhe kokina gjendet në çdo zonë. E tillë është edhe Bordighera dhe Vallecrosia, provinçë e Imeprias, ku shqiptarët tregtojnë kokainë dhe drogë në dyqane të vogla.
Ditën e djeshme gjykata ka dhënë masat e sigurimit personal për 3 shqiptarët e arrestuar gjatë fundjavës në këtë komunë.
Siç raportonë media italiane Imperia, bëhet fjalë për Ylber Luca, Adelina Laci, Mario Shaba të cilët janë arrestuar si pjesë e një grupi trafiku kokaine.
Gjykata vlerësoi dje se arrestimi i shqiptarëve ishte i ligjshëm:
-Ylber Luca, pronari i barit “Tre stelle” në sheshin Valgoi (Bordighera).
Bashkëshortja e tij Adelina Laçi, që drejtonte restorantin “Cinquantasei” në rrugën “Libertà” (Bordighera).
-Mario Shaba, i punësuar në lokalin “Giro pizza” në Vallecrosia.
Gjykata ka vendosur të çojë në burg dy burrat, ndërsa gruaja është lënë nën masën e arrestit shtëpiak, duke vlerësuar se duhej të kujdesej për fëmijët.
Bizneset ‘Tre stelle’ dhe ‘Cinquantasei’ raportohet se janë vendosur nën sekuestro. Shpërndarja e kokainës në këto lokale, gjeneronin nga 2-3 mijë euro në ditë, sipas hetimeve.

Exit mobile version