Festimi i veçantë i 11-metërshave

“Kur shkoj te pika e bardhë e 11-metërshit, gjeja e parë që mendoj ështe se cila do të jetë mënyra që do të festoj pas golit”. Fjalë të thëna nga goja e Frank Lampard që janë dëshmia e qartë e besimit që kishte mesfushori anglez në aftësitë e tij, por mbi të gjitha tregojnë se sa i rëndësishëm është edhe rituali i festimit të një goli. Një moment kur gëzimi shpërthen dhe çdokush është i lirë ta festojë në mënyrën që dëshiron. I tillë është rasti i sulmuesit të Empolit Massimo Maccarone, i cili shënoi golin e fitores në transfertën e Bolognas dhe preferoi të festonte me një gotë birrë.
Në kujtesën e të gjithëve është gdhendur tashmë edhe selfie i Françesko Totit pas golit të barazimit të shënuar në derbin kundër Lazios.
Klubi islandez i Stjarnan i ka dhënë shumë liri fantazisë, pasi vite më parë ata pushtuan mediat online për shkak të spektaklit që dhuronin në fushë.
Aubameyang në versionin “Spiderman”. Sulmuesit afrikan i pëlqen të festojë në mënyrë të veçantë dhe njëra prej tyre është kjo. Gjithsesi, sulmuesi i Borussia Dortmund nuk është ndalur me kaq pasi në një tjetër ndeshje, ai bashkë me Marco Reus janë transformuar në heronjtë e Hollywoodit, Batman dhe Robin.
Një prej interpretuesve më të mirë në skenën e blertë është edhe braziliani Neymar. I specializuar kryesisht në kërkim për shkak të rrënjëve braziliane dhe frymëzimit samba, Neymar e ka nisur shumë kohë më parë te Santosi historinë e festimeve plot ngjyra.
Nuk kanë si të mungojnë në këtë listë edhe gjestet prej roboti të Carlos Tevez, i cili imiton lodrat e vajzës së tij pas çdo goli të shënuar.
Në Lituani, sulmuesi Dzimtry Koub shënoi golin e fitores dhe më pas festoi edhe si tifoz.
Pas golit të shënuar ndaj Xhamajkës, Peter Crouch i habiti të gjithë. Ndoshta edhe vetë shtatlarti anglez nuk e kishte idenë që ai lloj kërcimi nuk ishte saktësisht veprimi më i zgjuar.
Ndoshta pasardhësi i tij në sulmin e Anglisë, Daniel Sturridge e ka perfeksionuar disi kërcimin e Crouch.

Exit mobile version