Dy të vrarë dhe një i plagosur rëndë në Durrës

Një sherr për parkimin i ka kushtuar jetën dy personave në Rrushkull të Durrësit. Lulzim Qano është përleshur me Yzedin Shallarin dhe mikun e tij, Eduart Xhaferri, për shkak të vendit të parkimit pranë një agroferme. Fillimisht në vendngjarje ka ndërruar jetë 40-vjeçari Lulzim Qano, ndërsa viktima i dytë Yzedin Shallari 60-vjeçar ndërroi jetë në spital. Në gjendje të rëndë ndodhet 50-vjeçari Eduart Xhaferri.
Sipas Policisë së Durrësit, Qano ka kërkuar lirimin e vendit të parkimit, nga dy personat më të mëdhenj në moshë, çka u bë shkak për dy jetë të humbura. Fillimisht ka pasur një debat verbal, i cili më pas degjeneroi në përdorimin e thikave, ku të tre personat, dy viktimat dhe i plagosuri kanë goditur njëri-tjetrin.
Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se një nga viktimat, Lulzim Qano, është qëlluar me armë zjarri çifte. Forcat e policisë po marrin në pyetje të mbijetuarin nga ngjarja, 50-vjeçarin Eduart Xhaferri, i cili po merr trajtim në spital. Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë pasdites dhe mësohet se shkak është bërë një sherr për parkimin. Lulzim Qano është përleshur me Yzedin Shallarin dhe mikun e tij Eduart Xhaferri, për shkak të vendit të parkimit pranë një agroferme.

Dëshmitari: Pronarët vranë punëtorin

Pronarët dhe menaxheri i rezervatit kanë qëlluar me thikë, duke plagosur punëtorin e tyre, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, tha një dëshmitar. Ngjarja ka ndodhur në rezervatin e mbrojtur të Rrushkullit, kur pronarët dhe menaxhuesi i saj ka qëlluar me thikë, duke plagosur punëtorin e tyre flitet se ka vdekur, po burimi nuk është i sigurt”, shkruan një dëshmitar. Po kështu, ai akuzon policinë se e mban të fshehur ngjarjen, dhe se personi që ka qëlluar keqtrajton dhe godet punonjësit vazhdimisht.
Fillimisht në vendngjarje ka ndërruar jetë 40-vjeçari Lulzim Qano, ndërsa viktima i dytë, Yzedin Shallari 60-vjeçar ndërroi jetë në spital. Në gjendje të rëndë ndodhet 50-vjeçari Eduart Xhaferri. Sipas Policisë së Durrësit, Qano ka kërkuar lirimin e vendit të parkimit, nga dy personat më të mëdhenj në moshë, çka u bë shkak për dy jetë të humbura.

Exit mobile version