Dhjetëra civilë të vrarë nga sulmet e forcave siriane

epa06427947 Civilians and White Helmets volunteers search for survivors after several air strikes destroyed civil buildings in Hamoria city, al-Ghouta, Syria, 09 January 2018. The White Helmets volunteers pulled out more than 15 survivors, and at least 17 people got killed in the air strikes in the city, while a total of at least 27 people got killed on the day in the eastern Ghouta region. EPA-EFE/MOHAMMED BADRA

Së paku 23 civilë janë vrarë të hënën, kur forcat qeveritare të Sirisë kanë kryer sulme ajrore në një enklavë që kontrollohet nga rebelët, pranë Damaskut.
Katër fëmijë janë në mesin e të vrarëve në Goutan Lindore, tha Vëzhguesi sirian i të Drejtave të Njeriut, grup monitorues me seli në Londër.
Sipas burimit të njëjtë, së paku 70 veta janë plagosur.
Rreth 400,000 banorë jetojnë në Goutan Lindore, të rrethuar nga forcat qeveritare siriane.
Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011 dhe, qysh atëherë, mbi 400,000 njerëz janë vrarë dhe miliona janë zhvendosur.

Exit mobile version