Argatët shqipfolës të Kremlinit gjejnë strehim politik tek kolibja e Mickovskit!

Nga Azgan Haklaj

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mbaruan për sivjet.
E theksoj “për sivjet” pasi që ky shtet me këtë tablo post-elektorale, me retorikën anti-europiane dhe anti shqiptare që ka shoqëruar dhe pritet të materializohet nga fituesi VRMO, nuk mund të ketë stabilitet.
Gjithsesi nuk është fokusi im analiza e detajuar e zgjedhjeve por thjesht ç’farë
humbi e ç’farë “fitoi” faktori shqiptar atje si dhe influencat anti europiane pro ruso-sllave që prevaluan dhe rreziku i intensifikimit të
tyre rajonal.
Partia e parë shqiptare BDI dhe koalicioni proeuropian multietnik i udhëhequr nga Ali Ahmeti i kishte të hapura pa kamuflim synimet e veta-avancim i të drejtave të shqiptarëve dhe pakicave sipas standarteve më të përparuara euroatlantike:
Integrim i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian duke mundësuar paraprakisht ndryshimet e domosdoshme kushtetuese.
Barrikadë ndaj influences ruse në Maqedoninë e Veriut e në rajon si një faktor destabilizues që kryesisht synonte faktorin shqiptar si kombi më pro-europian dhe proamerikan.
Këto nuk ishin slogane të Ali Ahmetit por vetë rruga e tij ngulmuese e rezultative e provuar në 23 vite.
Natyrisht që reaksioni ndaj tij dhe principeve që përçoi ishte i egër nga VMRO dhe nacionalizmi primitiv maqedon.
Por çuditërisht kësaj rruge të mbrapshtë ju bashkua dhe opozita shqiptare “VLEN”.
Shansi që Ali Ahmeti ju propozoi për një kandidat të përbashkët presidencial u kundërshtua prej tyre biles arritet deri aty sa ti sigurojnën kandidates së VRMO-së censusin për tu zgjedhur në raundin e dytë duke përfituar mbështetjen e VMRO-së në disa vende për të marrë mandatet e fundit.
Mjafton të shohësh rezultatet në Tetovë për presidenten dhe votat parlamentare dhe krijon bindjen e menjëhershme.
Koeit anti shqiptar e antiperëndimor fatkeqësisht ju bashkua paradoksalisht dhe Albin Kurti.
Ndonëse Glauk Konjufca, numri 2 i VV e quajti votën pro VMRO-së një votë anti shqiptare Albin Kurti haptasi doli kundër kursit pro shqiptar, proeuropian e proamerikan.
Pasojat e këtij intervenimi do ti vuajë e po i vuan Kosova.
Nuk ngelen prapa në suportin për nacionalizmim maqedon edhe Ilir Meta dhe kori i korruptuar anti amerikan në Tiranë të cilit akoma pa dale rezultati zyrtar ju bashkua edhe Sali Berisha nga bunkeri i tij non grata.
E parë në tërësinë e saj kjo tablo në Maqedoni e në rajon duke mos neglizhuar situatën jo stabile në Mal të Zi deshmon mjerisht për një influence në rritje të Rusisë dhe sateliteve të saj në rajon duke synuar ta rikthejnë në vatër krize për të zbehur luftën barbare dhe krimet humane në Ukrainë. Koalicioni “VLEN” po deshmon se jo vetem nuk vlen aspak por synimi i tyre është okult dhe për pushtet pa përfillur asnjë princip që përmirëson jetën e shqiptarëve dhe qëndrueshmërinë e integrimin e Maqedonisë së Veriut.
Jam i sigurt se kësaj situate SHBA dhe BE do ti dalin përballë me masa dhe refleksion të thellë pasi rrezikohen gjerësisht interesat gjeostrategjike -euratlantike në rajon e me gjerë.
Parashikimet e liderit absolut të shqiptareve në Maqedoni të Veriut Ali Ahmeti ishin te sakta.
Ndaj koalicioni europian që ai udhëhrq nuk është thjesht slogan por sintezë e realitetit të rezikshëm.
Sa për të drejtat e shqiptarëve si ato humane dhe shtetërore askush si BDI e Ali Ahmeti nuk do mundet ti ruajë e avancojë.
Jo vetëm formula Badinter e Marreveshja e Ohrit mbi të cilat qëndron shteti i Maqedonisë së Veriut, por asnjë formulë tjetër e stisur nuk mund të sigurojë stabilitet e integrim pa pjesëmarrjen e faktorit të parë shqiptar dhe i dyti në rang vendi.
Gjithshka tjetër është utopi dhe verbëri politike për poste dhe karrike.
Histerizmi anti-shqiptar, anti europian, anti amerikan që fatkeqësisht përfaqësohet nga shqipfolës mëkatarë që e fillojnë tek Mickovski e përfundojnë tek Beleri dhe rreshtohen përkrah Vuçiçit dhe Dodikut me shpresë nga Kremlini të ndëshkuar me rezolutën Basha me koncencus në Këshill të Europës dhe në OKB është jo vetëm mjerim i tyre por dhe fundi politik.
Në tribunën e politikës kombëtare mbetn të paprekshëm vetem misionarët e vizionarët
I tillë është Ali Ahmeti, burri i pathyeshëm i Uskanës pikëpjekjes së mbretërive Ilira-Dardane.
8 Maji është deshmia e gjallë.

Exit mobile version