Bojkoti në Shkodër, studentët përplasen me rektorin: “Je bërë dhe roje tani?!”

Bojkoti i mësimit në Fakultetin ‘Luigj Guraqi’ në qytetin e Shkodrës ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Bashkë me bojkotin vazhdon edhe përplasja e studentëve me rektorin e universitetit të tyre. Ky i fundit ka tentuar sërish të hyjë në shkollë duke u kërkuar të ndërpresin bojkotin dhe t’i rikthehen auditoreve të mësimit.
Por, studentët nuk kanë pranuar duke vazhduar debatete dhe përplasjet e forta mes tyre. Ato gjithashtu kanë ndaluar grupin e studentëve që donin të hynin në klasa duke i mbyllur derën e duke quajtur edhe rektorin si ‘roje sigurimi’.

shkoder sss

Exit mobile version