Bie ligji ‘Rama’ për kadastrën, socialistët votojnë pro dekretit të Metës

Komisioni i Ligjeve në Kuvend ka vendosur të miratojë dekretin e Presidentit Ilir Meta që rrëzonte ligjin për ‘Kadastrën’ të përgatitur nga qeveria Rama.
Komisioni ka votuar në mënyrë unanime për të pranuar dekretin e Presidenti Meta, ndërsa ligji duhet të rishikohet.
Ky projekt-ligj për ‘Kadastrën’ i përgatitur nga qeveria e Edi Ramës sipas Metës ishte në shkelje të Kushtetutës dhe shumë ligjeve të Shqipërisë.
Ndërkohë që për Oerd Bylykbashin pranimi i dekretit të Metës do të thotë praktikisht rrëzimi i ligjit, dhe për këtë ai duhet të hartohet nga e para.

metaa

Exit mobile version