Basha: Verifikimet e fundit para publikimit të skandalit të madh

Lideri i opozitës, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët lidhur me një skandal të madh që u lajmërua se do të dalë në media nga opozita. “Së pari opozita është serioze dhe analizon çdo informacion të marrë nga rrugë të besueshme, partnerët, mediat, apo denoncimet e qytetarëve. Ne po bëjmë një analizë të provave që janë sjellë dhe analizë ligjore. Gjithçka që na vjen në vëmendje dhe verifikohet se ka besueshmëri, hapi i parë është t’u bëhet publike mediave”, tha Basha.

Më tej, Basha theksoi se, sot kishte dalë në konferencë për pr/buxhetin që do të jetë nesër në rendin e ditës në parlament. Ai paraqitu 15 amandamentet e opozitës në lidhje me buxhetin.

“Qëndrimi i Partisë Demokratike ka qenë dhe mbetet i vendosur kundër këtij pr/buxheti që duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie që ne nuk do ta lëmë të miratohet. Pjesë e këtij qëndrimi do të jetë edhe dita e nesërme në parlament. Ne do të paraqesim amendamente në Kuvend të cilat synojnë në radhë të parë të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave që është propozuar këto 4 vite. Janë pjesë e programit ekonomik të PD-së, i hartuar me mbështetje të ekspertëve ekonomikë”, tha Basha.

Exit mobile version