“Ata që shpërndanë maskat e skaduara sot duhej të ishin pas hekurave”, gazetari “shpërthen” ndaj Prokurorisë

Gazetari Dritan Kaba ka reaguar pas lajmit se Prokuroria do të hetojë denoncimin mbi maskat mbrojtëse të skaduara. Kaba shkruan se prokuroria ka bashkuar hetimin për maskat e skaduara me ato që u shitën në farmaci me çmim të lartë.

“Kjo është ramaforma në drejtësi!

Sot duhet të ishin pas hekurave të gjithë urdhëruesit e falsifikimit dhe urdhëruesit e shpërndarjes së maskave të skaduara, po njësoj si në Francë!

Këta vrasës duhet ta kenë vendin në burg dhe jo te dalin e të mbajne leksione qytetarëve”, shkruan Kaba.

Reagimi i Dritan Kaba

Prokuroria e Tiranes na paska bashkuar hetimin e maskave te skaduara, te falsifikuara me vetedije per te mashtruar nga njerez, qe duhet te garantojne per cilesine e materialeve mjeksore, qe shiten ne farmaci me ata qe paskan rritur çmimin, per maskat e paskaduara!!!

Kjo eshte ramaforma ne drejtesi!

Sot duhet te ishin pas hekurave te gjithe urdheruesit e falsifikimit dhe urdheruesit e shperndarjes se maskave te skaduara, po njesoj si ne France! Keta vrases duhet ta kene vendin ne burg dhe jo te dalin e te mbajne leksione qytetareve!

Maskat ne France sa kishin kaluar daten e skadences, ndersa keto te manipuluarat nga Qeveria kishn gati 10 vite te skaduara!

Si nuk kane turp!

Ndaj kalojne vetingun ata qe kane denuar njerez me burg politik ne kohen e komunizmit, se ata jane te gatshem te te vrasin pa u dhimbsur, kedo per te cilin urdherohen, ashtu siç jane gati te shpallin te pafajshem per kedo qe iu thote partia!

Exit mobile version