Aksidentohen 3 makina në rrugën Fushë Krujë-Milot, 5 të plagosur

Një aksident me pasojë 5 të plagosur ndodhi rreth orës 15:00 në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ditën e djeshme. Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete, konkretisht një “Fuoristradë” me targa greke, një “Audi” me targa Kosovë dhe një “Volswagen” me targa shqiptare. Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre. Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik dhe policia në vendngjarje po punon për normalizimin e situatës. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

Exit mobile version