Abuzime me ndihmën ekonomike në Korçë

Ministria e Mirëqenies Sociale ka zbuluar një sërë shkeljesh në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Sociale Shtetëror në Korçë. Ministria e Mirëqenies Sociale bën të ditur se, grupi i punës për kontrollin e fondeve të ndihmës ekonomike i ngritur nga ministrja Xhulieta Kërtusha, ka konstatuar një sërë shkeljesh në këtë drejtim, ku për një periudhë prej 4 muajsh është konstatuar mungesa e listës së përfituesve të kësaj ndihme.
“Mungesa e listave të familjeve që përfitojnë nga ndihma ekonomike ngre dyshime për keqmenaxhim financiar, shpërdorim të detyrës apo korrupsion nga ana e punonjësve të përfshirë në proces.
Nisur nga këto të dhëna, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave, nisjen urgjent të inspektimit financiar.
Gjithashtu, nisur nga dyshimi se mungesa e listave të përfituesve, dhe mos afishimi i tyre është bërë për të favorizuar individë në mbështetje të fushatës zgjedhore për subjekte të caktuara politike”, thuhet në njoftim.
Problematika të ngjashme janë vërejtur edhe në Qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, për të cilat po bëhen verifikimit e nevojshme përpara se të merren masat përkatëse.
“MMSR do të marrë masat e nevojshme për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e institucioneve në varësi, të cilët kanë toleruar shkeljet ligjore në përdorimin e fondeve të ndihmës ekonomike”, përfundon deklarata.

Exit mobile version