NënShkodra e zhytyr në ujë nga shkakrimet e HEC-eve, kryebashkia apel qeverisë

Shkodra vijon të jetë në gjendje tepër të rënduar si pasojë e përmbytjeve nga të shkakrimeve nga HEC-et. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka bërë apel qeverisë të marrë masa të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Ndërkohë, Bashkia e Shkodrës ka kërkuar sërish sot shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shkodër dhe në dy njesi administrative, Ana e Malit dhe Dajç për shkak të vërshimit të madh të ujërave.

Bashkia njofton se, sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.

Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.

Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, përfundon thirrja e Bashkisë.

5 8

Exit mobile version