Edhe sa pacientë me Covid-19 duhet të vetëvriten që qeveria të reagojë?

Nga Bardh SPAHIA

Ende nuk ka një reagim nga spitali “Shefqet Ndroqi“ për 65 vjecarin me Covid-19, që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit! Rasti i dytë në më pak se tre javë, duhet të sjellë një impenjim serioz të autoriteteve dhe një plan konkret për të trajtuar, edhe një rëndim të gjendjes psikologjike për shkak të izolimit e vështirësisë së sëmundjes!

Me probleme paraprake apo jo, fakt është që një 29 vjecar dhe një 65 vjecar zgjodhën t’i japin fund jetës, në vend të kurimit mjekësor!

Drejtori i spitalit e ministria e shëndetësisë duhet të mendonin për situatën e pacientëve dhe të merrnin masat përkatëse për të trajtuar anën psikologjike të pacientëve! Asnjëri nga dy spitalet Covid nuk ka psikolog!

Kjo situatë nuk mund të anashkalohet me justifikimin, se pacientët që i dhanë fund jetës kishin probleme paraprakisht! Kujdesi për shëndetin mendor ndaj pacientëve të tillë ka munguar krejtësisht!

Edhe sa pacientë me Covid-19 duhet të humbin jetën që qeveria të reagojë duke marrë masa konkrete?

Exit mobile version