Zidane: Kjo ishte ndeshja më e mirë e Realit që prej rikthimit tim

Zinedine Zidane e ka vlerësuar fitoren e Real Madridit 1:0 kundër Sevijas si paraqitjen më të mirë të të bardhëve që prej rikthimit të tij në rolin e trajnerit në mars.

Goli me kokë i Karim Benzemas në minutën e 64-të ua fitoi të bardhëve të tri pikët në një terren të vështirë si Ramon Sanchez Pizjuan.

Trajneri francez Zidane është i lumtur me reagimin e skuadrës së tij pas humbjes turpëruese në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

“Së pari, jam i lumtur. Bëmë paraqitje të madhe për 90 minuta në një terren të vështirë. Duhet t’i uroj të gjithë lojtarët e mi”, tha Zidane pas fitores të dielën.

“Kjo është fitore e përbashkët dhe jam i lumtur për të gjithë. Ishte ndeshja që më ka kënaqur më së shumti që prej se jam rikthyer”, shtoi ai.

Exit mobile version