Zhduket Fatmir Xhafaj!

Teksa ishin duke folur në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj u shprej se, prej disa ditësh është zhdukur ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ai ngriti pyetjen nëse Xhafaj do të bëhej i gjallë deri në orën 11, orar ku është parashikuar që Rama të mbledhë grupin e tij parlamentar.
“Nuk ka vend më të mirë se sa sot për të diskutuar një çështje kaq të rëndësishme, nën komisioni i të Drejtave të Njeriut për të diskutuar çështjen më të rëndësishme. Çështja është për të gjetur personat e zhdukur?
Cili është personi që është zhdukur, personi që nuk bëzanë, ministri i Brendshëm i këtij vendi është i zhdukur, shpresoj që deri në 11:00 ta keni gjetur këtë person. Çfarë po diskutojmë ne sot?
Ne duhet të diskutojmë se si na ndodh që ne kemi nga një anë një ministër të zhdukur, e nga ana tjetër kemi një shtetas tjetër vëllai i tij, shëtit i lirë e bën karshillëk, këtij parlamenti, qytetarëve. Kjo është cështja që duhet të diskutojmë”, u shpreh Alibeaj.
Partia Demokratike ka ndjekur edhe sot të njëjtën praktikë të bllokimit të Komisioneve, duke bërë temë qëndrore çështjen e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Exit mobile version