Zbuloni nëse keni mungesë të vitaminës B12

Vitamina B12 është një nga 8 vitaminat B që ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit. Ajo kryen disa funksione të rëndësishme, përfshirë edhe funksionimin si duhet të sistemit nervor. B12 ndihmon edhe në prodhimin e qelizave të kuqe të gjaku, që transportojnë oksigjenin në të gjithë trupin. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë çrregullim të niveleve të qelizave të kuqe të gjakut, që nuk mund të funksionojnë siç duhet dhe çojnë në zhvillimin e anemisë si pasojë e mangësisë së vitaminës B12.
A mund të keni mungesë të kësaj vitamine?
Vitamina B12 gjendet tek produktet shtazore, prandaj vegjetarianët dhe veganët e kanë të vështirë që ta marrin këtë vitaminë. Megjithatë, sipas ekspertëve, kjo nuk është e vetmja arsye përse njerëzit mund të kenë mungesë të kësaj vitamine. Disa nga shkaqet e tjera janë:
Anemi e rrezikshme – ku sistemi imunitar sulmon qelizat e shëndetshme në stomak, duke penguar trupin të absorbojë vitaminën B12 nga ushqimet që konsumoni.
Mungesa e vitaminave në dietë – kjo ndodh nëse ndiqni një dietë të varfër (nuk ushqeheni mirë) për një kohë të gjatë.
Ilaçet – disa ilaçe të caktuara ndikojnë në procesin e absorbimit në trup të këtyre vitaminave.
Mungesa e vitaminës B12 është më e përhapur tek të moshuarit, ku prek 1 në 10 njerëz mbi 75 vjeç, dhe 1 në 20 njerëz të moshës 65-74 vjeç.
Cilat janë siptomat e mungesës së vitaminës B12?
Lodhje ekstreme
Mungesë energjie
Mpirje, ndjesi si shpimi me gjilpërë
Plagë dhe skuqje në gjuhë
Ulcera e gojës
Dobësi të muskujve
Probleme psikologjike, si depresioni, ankthi, konfuzion
Probleme me kujtesën, të kuptuarit dhe gjykuarit
Si mund ta merrni këtë vitaminë?
Suplementet mund të merren në formën e injeksioneve ose tabletëve. Në disa raste, këto trajtime mund të nevojiten për gjithë pjesën tjetër të jetës. Për të tjerët, mund të mjaftojë vetëm përmirësimi i dietës për të trajtuar mungesën dhe parandaluar rishfaqjen e saj.
Vitamina B12 gjendet tek mishi, peshku, vezët, produktet e bulmetit dhe ushqime të tjera të fortifikuara. Nëse jeni vegjetarianë, mund ta merrni atë nga bollguri.

Exit mobile version