Zbulohen mesazhet e ushtarëve të Ballës/ Urdhëri i shefit: Sulmoni sa më shumë Salianjin se pastaj e ha unë

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u ka kërkuar socialistëve të Librazhdit që të sulmojnë sa më shumë deputetin e PD, Ervin Salianji.222
“Vëlla, është porosi nga Taulanti. Fol edhe me grupin dhe futuni tani urgjent se pastaj e ha unë”, shkruhet në mesazhin dërguar socialistëve të Librazhdit.
“E kemi porosi nga shefi që të futemi të gjithë te statuset dhe postet e Salianjit dh eta degjenerojmë fare.
Folë edhe me grupin e Librazhdit dhe futuni të gjithë me komente vlla”, shkruhet në një nga mesazhet që militant i PS i shkruan një tjetri militant.
Urdhëri i Ballës është lëshuar menjëherë sapo Salianji publikoi video-skandalin të martën në “Opinion” ku rrëfehet dëshmitari kyç i Prokurorisë, Alizoti që pretendon se ka qenë ai njeriu që ka imituar zërin e Agron Xhafës.
Në atë video të shkurtër prej katër minutash, Fred Alizoti tregon se si Drejtori i Policisë e ka marrë thuajse peng dhe e ka çuar me makinën e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar nën presion dhe joshje për të deklaruar se zëri në përgjimin e Babales ishte i tiji dhe jo i Agron Xhafës.

Alizoti tregon se në derën e Prokurorisë e ka pritur Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe e ka shoqëruar në ambjentet e Prokurorisë duke i kërkuar që të kalojë në anën e tyre se do ti jepnin para dhe do ta dërgonin jashtë vendit.
Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.
“Je me ne apo me ata”, i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit. Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë.
Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.
Në rrëfimin e tij Alizoti phon se ai nuk dinte asgjë në lidhje me përgjimin që i ishte bërë Xhafës nga babalja dhe se si ishte realizuar. Alizoti thotë se atë e kiishte marrë në shtëpinë e tij Drejtori i policisë bashkë me shoferin e vet. “Ka qenë ora 8 e darkës kur erdhën bashkë dhe më morën.
Më çuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkuan që të pranoja se zëri në inçizim ishte i imi. Aty ishte edhe Taulant Balla”, tregon Alizoti në rrëfimin e tij në videon e transmetuar në “Opinion”.

Exit mobile version