Vrasja për një karikues, rikthehen në burg dy autorët, hetim për gjyqtarët që i liruan

Gjykata Penale e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për dy autorët e dyshuar të vrasjes së Marvi Mihalit, ngjarje e ndodhur në 31 korrik të 2017-ës. Do të hetohen në gjëndje arresti dy prej të arrestuarve për vrasjen e të riut Marvi Mihali më 31 korrikun e vitit të kaluar.
Gjykata Penale e Tiranës ndryshoi sot masat e sigurisë për Kridens e Marsel Allën. Nga detyrim me paraqitje ndaj tyre është marrë masa e sigurisë “arrest me burg” .
Kjo erdhi pasi prokuroria ndryshoi akuzen, nga mos kallëzim krimi në vrasje e kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë për Eugen Bitrajn prokuroria nuk ka kerkuar ndryshim akuze dhe do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.
Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin për gjyqtarët dhe prokurorin që liruan tre personat e akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e Marvi Mihalit për një karikues celulari një vit më parë.
Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar rikthimin në qeli të Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, të cilët u lanë të lirë nga gjykata, pasi akuzoheshin për moskallzim krimi në lidhje me vrasjen e të riut Marvi Mihali.
Ndryshimi i akuzës erdhi pas letrës së familjes së viktimës drejtuar kryeprokurores Arta Marku, duke i kërkuar ndryshimin e prokurorit të çështjes pas lirimit të të rinjve.
Pas letrës së familjes së të riut të vrarë, Arta Marku i rekomandoi prokurorisë së Tiranës ndryshimin e prokurorit, çka prokurori i ri i çështjes pas analizimit të provave ndryshoi akuzën.
Prokurori i ri i çështjes Gjergji Tako, ndryshoi akuzën “nga moskallëzim krimi” në “vrasje e kryer në bashkëpunim”
Ndërkohë në qeli është Eugen Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin.
Marvi Mihali u vra mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit ‘Dinamo’, ndërsa të rinjtë dyshohet se u konfliktuan për një karikues celulari.
Lirimi i tre të rinjve u prit me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës, të cilët reaguan ashpër edhe neper rrjete sociale por dhe duke drejtuar ankesa në prokurori.

Exit mobile version