Vokshi: Veliaj me skemën “Griselda” për zjarret në çerdhe që rrezikojnë fëmijët

Erion Veliaj po hesht dhe po përdor vartësit për të manipuluar opinionin publik për zjarre të qëllimshme në çerdhe.
Erion Veliaj po përdor skenarin “Griselda” për të fshehur përgjegjësinë e tij për pasigurinë e fëmijëve në çerdhe.
Erion Veliaj është përsëritës në fshehjen e krimit kundër fëmijëve dhe manipulimin e së vërtetës, njësoj si me Ardit Gjoklajn.
Deklarata e plotë e depuettes Albana Vokshit
Një javë nga shpërthimi i bombolës së gazit në çerdhen nr. 14 në “Ali Demi” dhe tre dite nga zjarri në çerdhen nr. 16 në Blloku, jo vetëm nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, por ai po bën gjithçka për të manipuluar opinionin publik.
Veliaj që s’ lë pemë, gur a stol pa propaganduar, vazhdon të fshihet pas urdhrave për manipulimin e dy ngjarjeve të rënda që nxorën në dritë sa të pasigurtë janë fëmijët në çerdhe dhe kopshtet e Tiranës.
Vartësit e Erion Veliaj në Shërbimin e Zjarrfikësve, në tejkalim kompetencash, pohuan atë që Erion Veliaj kishte paracaktuar që ditën e parë dhe që e deklaroi drejtoresha e çerdheve në bashki: se zjarrvënia është e qëllimshme dhe jo përgjegjësi e Bashkisë.
Provat qesharake se kanë gjetur një xham të thyer në një dhomë, ku shpërthimi i një bombole gazi kishte rrëzuar murin përtokë, ngjajnë me skenarin e Griseldës shtatzënë të rrëmbyer nga qeveria e Berishës, skenar të cilin Erion Veliaj e përhapi në Europë për të akuzuar Partinë Demokratike.

Ftojmë mediat të publikojnë të plotë deklaratën e datës 16 të drejtoreshës së çerdheve, e cila, me urdhrin e Erion Veliajt, siguroi prindrit se shpërthimi nuk ka ndodhur në çerdhe, se çerdhet nuk përdorin gaz dhe se ato janë të sigurta.
Në të dyja rastet, si drejtoresha e çerdheve, si zjarrfikësit, po manipulojnë të vërtetën, duke konsumuar disa vepra penale, për të fshehur përgjegjësinë e Erion Veliajt, njësoj siç u veprua edhe me fshehjen e vrasjes së 16 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës 2 vjet më parë.
Nëse e vërteta do të ishte kjo që po tenton të na imponojë Erion Veliaj, atëherë i gjithë shteti duhet të ishte në këmbë, sepse do të ishim përpara akteve të mirëfillta terroriste.
Heshtja e Erion Veliajt është provë e qartë e përgjegjësisë së tij direkte ligjore në mosverifikimin e sigurisë në çerdhe dhe që po rrezikon seriozisht jetën e fëmijëve.
Në asnjë vend të botës një kryetar bashkie nuk do të heshtte për dy ngjarje kaq të rrezikshme për jetën e qindra vogëlushëve, siç po bën Erion Veliaj.
Në çdo vend normal të botës, kryetari i bashkisë do të shkonte në çerdhet e përfshira nga zjarret dhe do të urdhëronte verifikimin urgjent të gjendjes.
Por vetëm në një vend si Shqipëria, kryetari i bashkisë përdor fëmijët si fasadë dhe kapital politik, pavarësisht se cënon sigurinë e jetës së tyre.
Qytetarët e Tianës nuk meritojnë një kryebashkiak si Erjon Veliaj, që mashtron dhe vë në rrezik jetën e fëmijëve të Tiranës, për përfitime ekonomike e politike.

Exit mobile version