Video/ Zaptimi i plazheve publike si shpërblim për blerësit e votave për PS, Zhupa: Qeveria i heq të drejtën taksapaguesve të rregullt

Ina Zhupa: Qeveria nxitëse e konfliktit në mes të sezonit turistik!

Konflikti per shezlonët në bregdet shpërtheu në mënyrë tragjike në Velipojë, por rreziku i përsëritjes është i njëjtë kudo në Shqipëri.

Në video është qytetari Artur Memsuri, që me lot në sy, tregon se qeveria i hoqi papritur të drejtën e përdorimit të plazhit në Ksamil, për të cilin ka 20 vjet që paguan rregullisht taksat. Njësoj ndodhi edhe në Velipojë, sepse qeveria e trajton pasurinë publike si plaçkë private për të shpërblyer ata që blenë vota në zgjedhje ose ata që japin miliona lekë rryshfet për shezlonët në plazhet publike.

Lotët e qytetarit të ndëshkuar në mes të sezonit për të favorizuar dikë me lidhje me pushtetin janë mesazhi se qeveria është vetë nxitësja e konflikteve, që çojnë deri në vrasjen e njërëzve me njëri-tjetrin për territor në plazhe.

Përgjegjësia e Edi Ramës dhe Blendi Klosit nuk mund të fshihet pas aksioneve qesharake të policisë. Korrupsioni qeveritar dhe favorizimet elektorale me hapësirat publike në plazhe janë në zemër të konfliktit, që godet qytetarët e ndershëm!

Exit mobile version