Vendimi i Kushtetueses për taksat vendore

Kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja, anetaret Petrit Plloci, Vladimir Kristo, Altina Hoxhaj, Fatmir Hoxha, Admir Thanza, Xhezair Zaganjori dhe Vitore Tusha, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten Kushtetuese, ku nuk eshte marre parasysh nje kerkese e PS, per pezullimin e prishjes se Piramides.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut, për të shfuqizuar Ligjin “Për taksat vendore” që ka hyrë në fuqi në fillim të muajit janar. Kjo do të thotë se biznesi do të vazhdojë t’i nënshtrohet këtij regjimi. Trupa e përbërë nga shtatë gjyqtarë ka pranuar si të drejtë vetëm pretendimin në lidhje me hyrjen në fuqi të gabuar të ligjit (neni 18), i cili duhet të niste efektet në datë 20 shkurt dhe jo në datë 1 janar. Si rrjedhim, biznesit do t’i kthehen detyrimet e paguara tepër vetëm për një periudhë 45-ditore. Të gjitha pretendimet e tjera të reshtuara në kërkesë janë rrëzuar.
Biznesi e ka konsideruar të padrejtë vendimin e Kushtetueses duke thënë se ai ligj është antikushtetues dhe se zbatimi i tij ka rënduar gjendjen e sipërmarrjes.

Exit mobile version