Vasili: Bëni Vettingun e koncesioneve, aty janë gjithë paratë e qytetarëve

Në fjalën e tij në seancën e sotme të Kuvendit, kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, foli mbi temën e ditës: ndihma ekonomike për familjet në nevojë. Sipas Vasilit, ajo që qeveria duhet të bëjë është Vettingu për koncesionet, pasi aty ndodhen edhe paratë e ndihmës që duhet t’u shkonte qytetarëve.
“Është përmendur mijëra herë Vettingu, po Vettingun e koncesioneve pse nuk e bëjnë? Se aty janë edhe paratë e ndihmës ekonomike. I japim zgjidhje. Hajde korrigjojmë sistemin, çfarë kriteresh ka për ndihmën? Ka vetëm një kriter: o i përmbush, o nuk i përmbysh? Pse nuk thotë qeveria e kemi bërë mysybet këtë sistem? Se ashtu është! E ardhmja është pa zgjidhje për ne, prandaj edhe Banka Botërore ka çuar raportin që 70% e familjeve të varfëra janë pa ndihmë ekonomike. Le t’i përgjigjen bankës meqënesë e kanë me siklet t’i përgjigjën opozitës. Këta e dinë që do të vijë revolta popullore edhe këta e dinë, por do të ikin si tradhëtarë”, tha Vasili.

Exit mobile version