Vajtoca e “Rilindjes”

Nga Elona CASLLI
 
Sot, Spiropali ose Vajtoca e Rilindjes u ka servirur një video taksapaguesve shqiptarë, në të cilën shfaqet zoti Zenel Canameti, që mirëpret në shtëpinë e tij të rregulluar pas tërmetit, Vajtocën e Rilindjes, Spiropalin dhe Kryetarin e Bashkisë, Rakip Sulin.
 
Krejt “”””rastësisht””” vajtoca e Rilindjes, në video fillon të flasë për punën e shkëlqyer të qeverisë.
 
Po aq “””rastësisht””” i zoti i shtëpisë i përgjigjet se ndihet fatlum që tërmeti ra nën qeverisjen e Rilindjes, se po të kishte rënë nën qeverisjen e Opozitës, gjendja do të kish qenë katastrofë.
“””Rastësisht””” Vajtoca e Rilindjes e pyet të zotin e shtëpisë se ç’mendim ka për analistët në media.
 
Po aq “”””rastësisht”” i zoti i shtëpisë i përgjigjet; – Thuaj Edi Ramës, një fjalë prej meje; Mos të çajë bythë dhe të ecë para. Edi Rama i duhet Shqipërisë!
 
Vajtoca e Rilindjes këtë “””bashkësi rastësish” ua servir taksapaguesve si realitet, ndërkohë që është thjesht një “”propagandë”” e fabrikuar në Kinostudion e Rilindjes.
 
Spiropali në fund të mesazhit të saj ka përfshirë edhe një rubrikë të re “”P.S”” e cila përfshin një mesazh për “Vajtocat e Opozitës”.
 
Në kontekstin e vajtocave, figura e Spiropalit nëse vëzhgohet me kujdes, na kujton një zakon të vjetër në disa vende, ku disa gra që dinin të qanin të vdekurit, thirreshin shpesh në varrime për të qarë me porosi, ndonëse nuk e njihnin të vdekurin.
 
Pagesa për këto gra bëhej në varësi të pjesëmarrësve në varrim. Sa më shumë pjesëmarrës në varrim, aq më e lartë ishte pagesa e grave që qanin me porosi.
 
Vajtoca e Rilindjes harron, se si deputete duhet të mbajë përgjegjësi dhe të kryejë detyrën me porosi të taksapaguesve dhe jo të bredhë nga një shtëpi në tjetrën për të bërë video me porosi të Rilindjes.
 
Post Scriptum- Vajtocës së Rilindjes i kujtojmë shprehjen e Senekës-
 
Ka shumë njerëz të gjallë mbi tokë, por disa prej tyre meritojnë që në derën e shtëpisë së tyre të shkruhet- Ky njeri ka vdekur prej kohësh.
 
128566880 1095983714205505 7264588567240117088 n
Exit mobile version