UKT dorëzohet, paralajmëron krizë për furnizimin me ujë të pijshëm

Kurseni ujin e pijshëm! Ky është apeli që UKT ju drejton të gjithë qytetarëve duke marrë shkas nga temperaturat e larta. UKT, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, ka ngritur grupet e Task Forcës, të cilët janë gjatë gjithë kohës në terren për të mos lejuar shpërdorimin pa kriter të ujit, si dhe për të marrë masat përkatëse për këdo që nuk respekton Kodin e Ujit. Sipas njoftimit për shtyp, duke qenë se shpërdorimi pa kriter i ujit të pijshëm ndikon në furnizimin normal në të gjithë rrjetin e shpërndarjes, çdo shkelje a shpërdorim i ujit do të ndëshkohet sipas ligjit. UKT ka bërë dhe apel ndaj administratorëve të pallateve që të kontrollojnë vazhdimisht funksionin normal të pompave për të mundësuar maksimumin e furnizimit me ujë të pijshëm, duke eliminuar çdo shpërdorim të mundshëm të tij. Gjithashtu, Ujësjellësi i Tiranës fton gjithë qytetarët që të telefonojnë në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800 44 88 për të raportuar çdo rast ndërhyrjeje apo shpërdorimi të ujit të pijshëm nga persona të papërgjegjshëm. “Duke u nisur nga thatësira e zgjatur, moti i nxehtë dhe mungesa e reshjeve të shiut gjatë muajve të fundit, Ujësjellësi i Tiranës dëshiron të sjellë në vëmendjen e qytetarëve dhe të kërkojë mirëkuptimin e tyre për përdorimin me kursim dhe përgjegjësi qytetare të ujit të pijshëm. UKT, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, ka ngritur grupet e Task Forcës, të cilët janë gjatë gjithë kohës në terren për të mos lejuar shpërdorimin pa kriter të ujit, si dhe për të marrë masat përkatëse për këdo që nuk respekton Kodin e Ujit. Duke qenë se shpërdorimi pa kriter i ujit të pijshëm ndikon në furnizimin normal në të gjithë rrjetin e shpërndarjes, çdo shkelje a shpërdorim i ujit do të ndëshkohet sipas ligjit. Me këtë rast u bëjmë thirrje administratorëve të pallateve që të tregojnë një kujdes më të madh, të kontrollojnë vazhdimisht funksionimin normal të pompave dhe depozitave, për të mundësuar maksimumin e furnizimit me ujë të pijshëm, duke eliminuar çdo shpërdorim të mundshëm të tij. Për disa zona të izoluara, të cilat janë edhe pika fundore e rrjetit të shpërndarjes të ujit, në të cilat mund të vërehen kufizime, Ujësjellësi i Tiranës ka marrë të gjitha masat, duke vënë në dispozicion botet e ujit në mënyrë periodike”, thuhet në njoftimin e UKT.

Exit mobile version