Transportet: Buxheti për rrugët nuk mjafton

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2017 në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, tha se buxheti është 31 miliardë lekë.
Sipas tij, ky nuk është buxheti më i mirë, kjo pasi nevojat për investime në infrastrukturë janë më të mëdha. Fokusi do të jetë te projektet e nisura, pasi vetëm 9% e buxhetit është caktuar për investime të reja në rrugë.“Mungesa e efikasitetit në projektim ka qenë problem. Fokusi i këtij buxheti është përfundimi i akseve që nuk janë përfunduar. Po punohet për rrugën Elbasan-Tiranë, dhe brenda vitit 2017 do të jetë gati”, tha ministri Dervishaj. Ai nënvizoi se, shumë rrugë të nisura nga qeveria e kaluar kanë mbetur pa përfunduar për shumë arsye.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjergj Papa, shprehu shqetësimin për aksin rrugor Qafë Thanë-Lin-Pogradec, duke nënvizuar se aksi është në gjendje shqetësuese.
Dervishaj u ndal edhe tek sektori portual. Ai tha se, gjatë këtyre viteve na ka munguar një qasje strategjike për konceptin e akseve rrugore. “Jemi marrë shumë me rrugët, por kemi harruar sektorin portual. Të gjitha rrugët na lidhin me portet, por si kemi kushtuar vëmendjen e duhur porteve. Rrugët na lidhin me detin”.

Exit mobile version