Tjetër padi në SPAK për Teatrin, avokatja Kalaja: Rama-Veliaj t’i harrojnë kullat…

Një tjetër padi është dorëzuar sot në SPAK për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca për Teatrin bëri të ditur se, ka kallëzuar prokurorin Sotir Kllapi, pasi ai ka vendosur të mos regjistrojë kallëzimin penal dhe të fillojë hetimet ndaj prokurores Manjola Kajana.

Adriana Kalaja, avokate e Aleancës për Teatrin  tha se, Sotir Kllapi ka shpërdoruar detyrën, duke u bërë palë me zyrtarët që shkelin ligjin.

Ne e çmojmë veprimin e prokurorit si bërje palë me zyrtarët e korruptuar, si solidaritet në shkelje të ligjit me kolegët e vet. Ne kemi argumentuar pse prokurori Sotir Kllapi ka shpërdoruar detyrën, duke u bërë palë me zyrtarët që shkelin ligjin. Ne sot kemi dy prokurorë të SPAK të kallëzuar. Jemi të gatshëm të çojmë për kallëzim penal të gjithë prokurorinë e SPAK-ut nëse nëse ata nuk do të veprojnë për dosjet tona. Sot arrin në 16 numri i kallëzimeve penale dhe nuk kemi asnjë reagim nga SPAK. Dokumenti i dytë është kërkesa që i kemi dërguar prokurorit Edvin Kondili, për çështjen e Teatrit. Ne nuk e dimë ende se në ç’fazë janë hetimet për Teatrin. Ne kemi bërë 8 kallëzime vetëm për çështjen e Teatrit”, u shpreh Kalaja për mediat.

Ajo shtoi më tej se, Aleanca nuk ka asnjë informacion për kallëzimet që kanë bërë.

Ne nuk kemi asnjë informacion se në çfarë faze ndodhen hetimet. Kërkojmë nga Edvin Kondili të na japë informacion. Fatkeqësisht nuk kemin marrë asnjë informacion. Prokurori duhet të mbyllë dosjet, duhet të njoftojë akuzën, dhe duhet të njoftojë masat e sekusetros”, tha Kalaja.

Avokatja Kalaja tha për mediat se, AMT nuk do të heqë dorë.

Kemi kërkuar sekuestro të projektit korruptiv të Teatrit. Kemi kërkuar pezullimin e alokimit të fondeve nga buxheti i shtetit për Bashkinë e Tiranës për fillimin e punimeve. Nuk do heqim dorë. Këta mund të përkrahin njëri-tjetrin, sepse janë kolegë. Ta harrojë Edi Rama, Erion Veliaj, Yuri Kim, Luigi Soreca se në sheshin e Teatrit do ndërtohet Teatri i ri korruptiv do ndërtohen kullat e pastrimit të veprave penale”, përfundoi Kalaja.

Exit mobile version