Thyhet Moratoriumi, makinë me trupa në Portin e Shëngjinit

Ndonëse ka hyrë në fuqi moratoriumi për ndalimin e prerjeve të pyjeve dhe eksportit të lëndëve drusore, kamionët vazhdojnë të transportojnë lëndë drusore jashtë shtetit. Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook, ku duket një kamion me dru që pret radhën në Portin e Shëngjinit për jashtë shtetit. “Fotografi Dixhital denoncon thyerjen e moratoriumit për prerjen e pyjeve dhe të ndalimt të eksportit të druve. Në foto makinë me trupa në Portin e Shëngjinit! Sb”, shkruan Berisha.
Babëzia e qeverisë së betonit, i ka shpallur luftë natyrës, gjelbërimit, pyjeve dhe mjedisit. “Moratorium” apo legalizim i katastrofës mbi pyjet dhe pylltarinë shqiptare? Kjo është një nga dilemat e ekspertëve, por dhe një nga hallet e shumë banorëve në fshatra që jetojnë me burimet e pyjeve. Falë paaftësisë dhe abuzimit të qeverisjes suaj, në më pak se tre vjet ia dolët që ta ktheni inekzistent shërbimin pyjor shqiptar.
Dëshmi e programit të Rilindjes së pyjeve është dhe bilanci dëshpërues i burimeve njerëzore në këtë sektor. Masakra me pyjet dhe abuzimi ditën për diell ka nxjerrë edhe më në pah dy tiparet kryesore të kësaj qeverie: Korrupsioni masiv dhe terrori ndaj individit apo komuniteteve të pambrojtura. Kemi tani për shqyrtim dhe miratim këtë armë ligjore pas Moratoriumit të Pyjeve, i cili po rezulton një demagogji dhe manipulim i shkruar vetëm në letër, sepse realiteti është gri, i djegur dhe aspak me ngjyrë shprese.

Exit mobile version