Tension te Barça

Zëvendëstrajneri aktual i Barcelonës, Juan Karlo Unzue, i cili është dhe kandidati i mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës në përfundim të sezonit është përfshirë në një incident me brazilianin Nejmar. Unzue e “kërcënoi” Nejmarin për mënyrën sesi ai po sillej në stërvitje. “Nëse vazhdon kështu, do të përfundosh si Ronaldinjo”, ishin fjalët e zëvendëstrajnerit.
Ky koment nuk i ka pëlqyer aspak Nejmarit në mesin e shokëve të skuadrës duke e demotivuar për pjesën e mbetur të stërvitjes. Në qoftë se Unzue do të zyrtarizohet në pankinën e Barcelonës me shumë gjasa do të kemi dhe lëkundje brenda në skuadër pas këtij incidenti.
Barcelona nxjerr në shitje Arda Turan. Futbollisti turk nuk i ka përmbushur pritshmëritë që kur iu bashkua “blaugranave” dy vite më parë dhe tani drejtuesit e kampionëve në fuqi të Spanjës po planifikojnë blerjen e një futbollisti të një profili të ngjashëm, për të qenë zëvendësues i denjë i Andres Iniestës apo i Nejmar.
Në listën e dëshirave të Barçës janë disa emra të një niveli shumë të lartë, që nga Bernardo Silva i Monacos, Víctor Machin Perez i Sevillas, i njohur ndryshe me emrin Vitolo, Reus i Borussias së Dortmundit apo Angel di Maria i Paris Saint Germmain.
Vitolo ka kontratë me andaluzianët deri në vitin 2020. Është një lojtar i fortë dhe driblues dhe mund të luajë si në qendër të mesfushës ashtu edhe nga krahët. Marco Reus mbetet një dëshirë e vjetër e katalanasve, madje Josep Bartomeu bëri gjithçka në pranverë të 2015 për ta transferuar në “Camp Nou” para zgjedhjeve presidenciale. 27-vjeçari gjerman ka rinovuar me Borussian e Dortmundit deri në vitin 2019 dhe për Barçën do të jetë më e vështirë për ta shkëputur nga verdhezinjtë, pasi është hequr edhe klauzola e largimit në kontratën e re. Objektiv tjetër tepër cilësor i presidencës së Barcelonës është Angel di Maria. Argjentinasi u kërkua edhe më 2015-ën, kur luante me Manchester United, por Reali i Madridit i kishtë vënë një klauzolë në kontratë në momentin e shitjes te Djajtë e Kuq, që nuk e lejonte të transferohej të rivalët e përbetuar. Marrëdhëniet e tij të shkëlqyera mes Messit dhe Mascheranos, mund ta bindin që të veshë fanellën blaugrana. Në fakt drejtuesit e Barçës kërkojnë edhe Marco Verratin, kështu që do të jetë shumë e vështirë që Parisi të lejojë transferimin e të dyve në “Camp Nou”.

Exit mobile version