Taulant, Elbasani nuk duron më mashtrime, fjalë boshe e vjedhje ndaj të refuzon me neveri

Nga Ledian MUZHAQI

Taulant, ti mund te vazhdosh me premtimet e tua primitive pasi karriera jote politike e tille eshtu e gatuar, por te trajtosh edhe njerezit si te tille nuk eshte gje tjeter vecse nje idiotesi ne nivele ekstreme.

Te premtosh nuk ka asgje te gabuar, por te premtosh per te 10-ten here, per te njejten gje, ne te njejtin vend, per dicka qe s’ke kurrfare kompetence per ta realizuar, kte vetem TI dhe ai qe ti ke marre persiper ti mesosh politiken mund ta beje!

Banoret e njesise Nr.3 e dine fare mire qe prej teje nuk mund te vije asgje e mire pervecse mashtrime, fjale boshe, vjedhje, ndaj edhe te refuzuan me neveri ne dy takimet qe tentove per te pasur me to!

Banoret e Elbasanit e dine mjaft mire qe fajtori kryesor i shenderrimit te qytetit nga nje qytet qe njihesh historikisht si qyteti i intelektualeve, urtesise, punes, kultures, traditave, ne nje prej zonave me te mbrojtura per krimin e organizuar, je ti!

Banoret e Elbasanit e shikojne fare mire se si ti dhe kasta jote fiton çdo gje ne kte qytet, duke filluar nga ndihmat e padrejta ekonomike qe jepni per militantet tuaj me Mercedes, nderkohe qe me qindra familjeve ne skamje ekonomike u hiqet pa kurrfare arsye, duke vazhduar me punesimet e katerfishta te militanteve tuaj, tenderimeve pa gare, e deri tek hapesirat publike qe i falni per te plotesuar qejfet e te forteve te qytetit!

Banoret e Elbasanit e ndjejne dhe e vuajne çdo dite helmimin qe i vjen nga metarlugjia dhe ato e dine fare mire qe shkak per kte krim mjedisor je ti dhe militantet e partise tende qe kenaqen me bakshishet qe u jepen.

Banoret e Elbasanit e dine qe çdo gje ne kte qytet kontrollohet nga ty.

Ti, mund te vazhdosh me te gjitha keto edhe per pak kohe. Mund te vazhdosh me premtimet tua primitive, me propaganden, me takimet me militantet, me luften kunder mullijve te eres per te sjelle drejtesi, apo me çfare te duash, fundja ç’ke dashur ke bere me kte qytet. Ne, nuk do te gjujme as me gure, nuk do te bejme as revolucion, as nuk do te shajme, pa merak!

Ne jemi te urte nga natyra, dhe me urtesine tone do te tregojme qe Elbasani nuk e meriton nje maskarade te tille.

Deri atehere, vazhdo edhe pak Taulant!

Exit mobile version