Takimi në Korçë/ Studentja i “nxjerr bojën” Ramës!

Gjatë prezantimit të “Paktit për Universitetin” me studentët e ekselencës në Korçë, një e re i ka thënë kryeministrit Edi Rama se duhet të bëjë një korrigjim.
Studentja u shpreh se takimi duhej të ishte bërë me Këshillin e Studentëve, pasi sipas saj pakti u arrit të bëhej nga protestat e të gjithë studentëve dhe jo vetëm nga ekselentët.
“Universiteti është i të gjithë studentëve dhe jo i vetëm atyre të ekselencës, pakti është nga ata studentët që protestuan atje jashtë pa dallim ekselentë apo jo. Këtu duhet të ishin përfaqësuesit e Këshillit studentor që përfaqësojnë të gjithë studentët dhe jo vetëm ata të ekselencës. Këtë duhet të korrigjoni së pari”, tha e studentja.
Ndërsa, në momentin që fjalën e mori kreu i qeverisë, studentja tentoi të thoshte diçka dhe kjo gjë nuk u mirëprit nga Rama.
Ai i tha studentes që të mos tregohej e paedukatë, por ta dëgjonte deri në fund.
“Mungesa e edukatës nuk zgjidh gjë, edukata është shumë e nevojshme që njerëzit të merren vesh. Nëse biem dakord me mirësjellje jetojmë mirë, nëse biem dakord me të shara jetojmë keq”, u shpreh Rama i irrituar nga pyetja e studentes.

Exit mobile version