Tabaku: Ulje e çmimit të energjisë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku deklaroi dje se programi ekonomik i Partisë Demokratike parashikon uljn e çmimit të energjisë ashtu di ehe fundin e taksimit të pandershëm të konsumatorëve. “Sot, 654 mijë familje paguajnë 23% më shtrenjtë energjinë elektrike; katër vjet më parë familjet paguanin 9.24 lekë/kilovatorë, ndërsa sot paguajnë 11.4 lekë/kilovatorë. Secili prej nesh paguan 0.082 euro/KWH energji elektrike pa taksa, më shumë se sa çdo vend tjetër i rajonit përjashto Malin e Zi.  Një biznes vendas paguan sot 20% më shumë për energjinë elektrike se sa në vitin 2013, duke rritur automatikisht çmimin e shërbimeve apo produkteve. Një biznes paguan sot mesatarisht 13.6 lekë/kilovatorë nga 11.4 lekë/kilovatorë. 2600 shqiptarë u arrestuan nga Policia e Shtetit sepse e kishin të pamundur pagesën e çmimit të rritur të energjisë elektrike. Partia Demokratike ofron në programin e saj 300 KW falas për çdo familje, uljen e TVSH-së në 15% që do të sjellë edhe uljen e çmimit të energjisë jo vetëm për familjet, por edhe për bizneset. Vota për Partinë Demokratike është për t’i dhënë fund njëherë e mirë çmimeve të larta, taksimit të pandershëm dhe logjikës së të bërit shtet në kurriz të qytetarëve të ndershëm”, shprehet Tabaku.

Exit mobile version