“SPAK po heton të paprekshmit” deklarata e Zekthit pasi Ilir Meta qëndroi 3 orë në Prokurorinë e Posaçme

Analisti Fitim Zekthi në studion e emisionit “Open” në News24 tha se SPAK ka prekur kulturën e pandëshkueshmërisë. Zekthi, duke diskutuar mbi hetimet e SPAK dhe deklaratat e bëra nga kreu i PL-së, Ilir Meta, tha se Prokuroria Speciale po shkon te të paprekshmit, ata që konsideroheshin të tillë.

“Po shkojnë dhe po hetohen njerëz të rëndësishëm, të fuqishëm nga politika. Po hetohen, a u dënua Saimir Tahiri? Po hetohet Erion Veliaj, u hetua Arben Ahmetaj”, tha Zekthi.

Ai tha se askush nuk mund të thotë sot se SPAK nuk do të hetojë edhe Edi Ramën. “Nuk shoh që SPAK po operon me dy standarde. Në një vend që ka 33 vjet që është shkatërruar gjithçka, sot po hetohen ata që ishin të paprekshëm”, tha Zekthi.

Ai tha se kemi një sistem që ka grumbulluar 5 mld dollarë me pallate, me vila, me makina dhe ju mendoni se do të mundet që një Prokurori me ca prokurorë dhe hetues do të mund të godasin brenda një kohe të shkurtër.

Exit mobile version